Skip to content

Ndjenje E Pathene

Pirro Cako
Popularity · Low

YouTube

Searching YouTube...

Lyrics

Më mundon kjo ndjenjë e pathënë, fjalët ti m'i ktheve në harrim, në qiell është hëna, s'i them dot hënë s'të flas dot për mjegullën në agim. Më mundon kjo ndjenjë e pathënë, në gjoks ti vër çdo fjalë në vend të saj. Pastaj do të përkund në një djep-këngë, me hënën flokëve si karficë e bardhë. Dhe nëse rrugët për në zemër dot s'i gjen, më thuaj të t'i zgjas gishtërinjtë e mi. Mbi ta mbështete kokën, dhe për një çast ti pendë do të kthehesh, brenda meje do të vërtitesh, shpirt! Më mundon kjo ndjenjë e pathënë, kur ti je kaq pranë dhe kaq e thjeshtë, u këput një gjethe nga një pemë, e verdhë si harresa ... ishte vjeshtë.