Skip to content

Ndër lugje t'zeza

Popularity · Low

YouTube

Searching YouTube...

Lyrics

Ka zbrit nata, valë e stuhi vërshojnë Tek pipëtijnë pyjet, po tundet dheu Urrejta e dimrit, po miklon shpirtin Rrjedha e motit, pluskon mbi kufoma Ka mbjell farën morti Psheretijnë dete e brit vetëtima Kundërmon djerrina e shterpi Gërvisht zjarri ndër lugje t'zeza U ka përtyp deka, u ka zbraz trupi prej shpirtit U ka shujt dita, gumëzhijnë në tmerr hyjnitë Ka mbjell farën morti Psheretijnë dete e brit vetëtima Kundërmon djerrina e shterpi Gukson varri ndër lugje t'zeza Ka mbjell farën morti Psheretijnë dete e brit vetëtima Kundërmon djerrina e shterpi Gukson varri ndër lugje t'zeza Këto maja, lëshohen mbi ne Bagëti vërshojnë e shpërbëhen thellë nën dhe Shkrepa shkëputen prej ulërimave Si lugatë kundrojnë dhe përpijnë jetë Ndër lugje t'zeza, ka pllakos murtaja Shuhen mbretni e qytet kulm rroposen Ka mbjell farën morti Psheretijnë dete e brit vetëtima Kundërmon djerrina e shterpi Gërvisht zjarri ndër lugje t'zeza