Skip to content

Faleminderit

Alban Skenderaj
Popularity · Low

YouTube

Searching YouTube...

Lyrics

Prapë më sollen këmbët tek ti Kjo është hera e fundit që vij Nuk mund ta kthej kohën unë pas për ne të dy Se ti më ke dhënë me qindra mundësi të kam lodhur zemër, e di nuk do ti shoh, nuk do ti puth më sytë e tu Por qenka e vështirë të thuash lamtumirë pa e kthyer kokën pas më asnjëherë më dhe aq shumë vërtetë sa do mjaftonte për 1000 vjet dhe tani pa ty asgjë nuk ka më vlerë REF.: Faleminderit, Faleminderit Për çdo çast dhe çdo frymëmarrje që më dhe Faleminderit, Faleminderit Do më gjesh gjithmonë aty ku ti më le aty ku... ku... ku më le aty ku... ku... ku më le Dukesh kaq e lumtur tani gati dukesh tjetër njeri Nën cilin qiell, nën cilin diell merr energji? Zemër jam vërtet i lumtur për ty dhe pse s'më lexohet në sy ti buzëqesh, unë i gëlltis lotët e mi Por qenka e vështirë të thuash lamtumirë pa e kthyer kokën pas më asnjëherë më dhe aq shumë vërtet sa do mjaftonte për 1000 vjet dhe tani pa ty asgjë nuk ka më vlerë REF.: Faleminderit, Faleminderit Për çdo çast dhe çdo frymëmarrje që më dhe Faleminderit, Faleminderit Do më gjesh gjithmonë aty ku ti më le aty ku... ku... ku më le aty ku... ku... ku më le