Skip to content
Lyric
Dive
Public playlists
My playlists
Search
Sign in
Mugëtira shekujve
Vislig
Popularity · Low
+
🇦🇱 Albanian · Original
0
0
YouTube
Searching YouTube...
Lyrics
Original
Translation
Bilingual
Thërrasin gjurmët e një moti tjetër
Pështirësi e udhëve që përdhosen ngahera
Nga kërma zogjsh t'zinj që tregojnë shtegun
Kërma zogjsh t'zinj tregojnë shtegun e t'parëve hyjni
Që e skalitën me gjak e hekur, këtë etni
Nga trualli i Enjit, një hyu të qëmotit
Ai farkëton kohën e befas përcëllon stuhinë
Sokëllin mbi gërxhe, e ngjiz pjellën e kërdisë
Pështyn tështima flame e jashtqitje zifti lemeri
I dëbuar mbi të tjerë vatane të paditura, i harruar përherë e përgjithmonë
I drobitur nëpër kohëra të tjera, vullkan i ngrirë buluron
Ky vigan dimri vjell mbi shkrepa t'motit
E hidhërimin e derdh zjarr ujëvarë
Frikën përvëlimë gjësë ja kaplon
Zjarrin psherëtimë luginave ja vërshon
Një këngë bariu jehon në fundin e kësaj rrëpire
Lundron prej gjakut t'atyre që nuk janë më
Gjurmët e tij zbehen e vijnë me poemat e hershme
Si gjëmim baruti, rrahjet e çekaneve jehojnë
Ky vigan dimri vjell mbi shkrepa t'motit
E hidhërimin e derdh zjarr ujëvarë
Frikën përvëlimë gjësë ja kaplon
E zjarri psherëtin, luginave ja vërshon